Sporti

Kryesuesi u rikthehet stërvitjeve

05/19/2020 14:47
nga:M K

Kryesuesi i Superligës, Ballkani është rikthyer në stërvitje.

Këtë e ka bërë të ditur vetë pretendenti mbase kryesor për titull në edicionin 2019/2020 në elitën kosovare të futbollit, përcjell GazetaBlic.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, klubi portokalli ka njoftuar se ka filluar përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, e cila do të vazhdojë më 7 Qershor.

Trajneri Ismet Munishi ka qenë kundër rikthimit, ndoshta për faktin se në një nga opsionet do të shpallej kampion, megjithatë instituti kombëtar i shëndetit publik ka dhënë dritën e gjelbër q1% të gjitha ekipet elitare t’u rikthehen stërvitjeve.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

https://www.facebook.com/Ballkani1947/posts/2621094474794921

/GazetaBlic/

09/19/2020 15:48

Formacionet zyrtare: Besa – Ballkani