Lajme

Kryesia vendosi: Në këtë sallë mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti

03/24/2020 16:42
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash ka vendosur Kryesia e Kuvendit për seancën në lidhje me mocionin e ngritur nga LDK ndaj Qeverisë Kurti.

Siç raportoi para pak minutash Gazeta Blic, seanca do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, seanca do të mbahet në sallën ku zakonisht Kuvendi i Kosovës i mban seancat.

“Seanca do të zhvillohet në sallën ku mbahen seancat e rregullta”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ndryshe, mocioni i LDK-së është proceduar me 46 nënshkrime ditën e premte.

Kjo mocion erdhi pas shkarkimit të Agim Veliut, nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme, nga Albin Kurti.

 

LAJMI I FUNDIT: Seanca mbahet nesër në ora 11:00

 

 

04/06/2020 17:23

​Kuvendi s’mund të iniciojë ligjin për kufizimin e lëvizjes