Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë fjalimit të saj në seancën e përbashkët të dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë tha se Shqiptarët duhet të takohen gjithandej.
Ajo në fjalën e saj tha se ka lindur në Tiranë por se me shtëpi zemre është nga Prishtina e Prizreni.
“Kam lindur në Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni”, u shpreh ajo në fillim të fjalimit.
“Në që po takohemi jemi pak duhet të ishim me qindra e mijëra. Nuk prish punë që nuk na nxë kjo sallë ka salla të tjera që na nxë, janë fushat, pllajat luginat ku mundemi me u taku e me u ç’mallë e me u mirëkuptu. Derisa toka të dridhet nën kombët tona, derisa Zoti të habitet, derisa Adem Jashari të lëviz në varr, derisa bota të mësojë cilët jem e çfarë mundemi të bëjmë kur jemi bashkë. Halli është se me arritë deri të supertakimi me realizu hiperbashkimin duket heret, duhet me pritë! Kur s’ke pulën duhet me ngrën shpend tjetër thotë populli po doni ju se edhe ky shpend qenka fort i shijshëmsot në këtë takim” u shpreh ajo.