Sporti

Kryendeshja Inter-Juve vendos rekord të ri në Itali ende pa u luajtur!

10/04/2019 18:57
nga:M K

Sfida më e fortë e kampionatit italian, ajo mes Interit dhe Juventusit, është gati të vendosë një tjetër rekord për Serinë A.

Klubi zikaltër ka deklaruar se biletat po shkojnë drejt “sold out”-it, sikundër edhe parashikimeve me më shumë se 75 mijë tifozë për një arkëtim prej 6.5 milionë eurosh mes kuotës së abonimeve, biletave të veçanta dhe shërbimeve të stadiumit.

Do të jenë 100 kombet e përfaqësuera nëpër tribuna, pasi më shumë se 20% e biletave janë blerë nga jashtë vendit. Sfida do të transmetoht në më shumë se 200 vende.

Ajo e së dielës do të jetë “Derby d’Italia” numër 236, mes të cilave 172 janë luajtur në Serinë A: 46 janë fitoret e Interit, 82 ato të Juventusit dhe 44 barazimet, i fundit 1-1 në sfidën e luajtur në prill me golat e Naingolan dhe Kristiano Ronaldos. I njëjti rezultate dhe në derbin kinez të International Champions Cup të luajtur në korrik, që më pas u fitua me penallti nga bardhezinjtë.

11/10/2019 10:28

Formacionet e mundshme: Juventus – Milan