Lajme

Kryeministri thirrje deputetëve të votojmë për dialogun sikur për ushtrinë

10/31/2018 16:43
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që edhe për çështjen e dialogut me Serbinë të arrihet i njëjti konsensus që u arrit në ditën e votimit të pakos së ligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Republikës së Kosovës.

Ai ka lutur deputetët që nëse e gjejnë një konsensus të tillë të veprojnë.

Sipas Haradinajt patjetër do të vijë një ditë kur do të duhet të gjendet një kompromis edhe për çështjen e dialogut.

“E para është interes nacional që për çështje të interesit të përgjithshëm shtetëror dimë të gjejmë gjuhë të përbashkët. Por s’kemi me pas qare në çfarëdo etape, pa e gjetë ndonjë formulë për çështjet e interesit nacional. Mendoj që njëra prej temave që kem nevojë, është çështja e dialogut me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se për çështje të tilla dhe marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të vendos askush tjetër përveç Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Nuk ka dilemë që Kuvendi i Kosovës është autoriteti suprem pa të cilin asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mundet me u jetësua. Vetëm parlamenti mund të marrë vendime të tilla”, ka thënë kryeministri.

Haradinaj ka bërë thirrje që të gjendet një kompromis në këtë çështje.

“E kisha lutë parlamentin që ta gjejmë një moment të tillë për një situatë nacionale nëse ekziston. Rrugëtimi i Dialogut po na trumbetohet si kompromis, mirëpo mos të harrojmë se themelet e kompromisit i kemi në kushtetutën tonë në pakon e Ahsitarit. Vetëm zbatimi i atyre kompromiseve më të hershme, është një kompromis për Kosovën. Pakoja e Ahtisarit na ka bërë këta që jemi.Nëse mundeni me e gjet një moment të tillë, ju lutem veproni”, ka përfunduar kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij para deputetëve.

 

12/05/2019 16:49

Dialogu Kosovë-Serbi tema më e rëndësishme e konferencës në Berlin, Thaçi panelist kryesor