Kreu i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, Mullah Muhammad Hassan Akhund, takoi në Kabul përfaqësues të Rusisë, Kinës dhe Pakistanit, tha të martën zyrtari taliban, Ahmadullah Muttaqi.
Në një postim në Twitter, ai shkarkoi edhe një fotografi që supozohet se tregon të dërguarin rus në Afganistan, Zamir Kabulov, përfaqësuesin e posaçëm të Pakistanit në Afganistan, Mohammad Sadiq Khan, dhe të dërguarin e posaçëm të Kinës në Afganistan, Yue Xiaoyong.
Muttaqi tha se në takim morën pjesë edhe ministri taliban i Punëve të Jashtme, Amir Khan Muttaqi, dhe ministri taliban i Financave, Hedayatullah Badri.
Detaje të tjera për takimin nuk u dhanë.
Talibanët kanë formuar Qeverinë e tyre në Afganistan më 7 shtator.
Ajo nuk është njohur ende nga asnjë vend.