Sporti

Kryeministri slloven: UEFA, fajtorja kryesore e shpërndarjes së koronavirusit në Evropë

04/10/2020 16:19
nga:M K

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša ka hedhur akuza të forta ndaj shtëpisë numër një të futbollit në Evropë.

Sipas tij, ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ishin shkaktaret kryesore pse virusi u përhap me të madhe në kontinentin e vjetër, përcjell GazetaBlic.

“Veprimi i tyre ishte i papërgjegjshëm dhe në njëfarë forme kriminal, me çka shpërndarja e virusit e vendosi edhe Slloveninë në rrezik.

Ndeshja Atalanta-Valencia ishte “bombë biologjike” ku pas saj nuk ishte asgjë e njejtë.

Përkundër rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UEFA nuk e ndërpreu Ligën e Kampionëve. E gjitha për shkak të parave”, tha ndër të tjera Janša.

Ndërkohë, edhe shumica e ekspertëve të infektivës që po shqyrtojnë rrugën e përhapjes së virusit, konfirmojnë se ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ishin ndër shkaktaret e para.

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve