• të fundit

BLIC.TV

Kryeministri për ushtrinë: Në paqe, po vendosim paqe!

12/14/2018 22:17
nga:Gazeta Blic

“Jo vetëm buxheti, por çdo resurs i nevojshëm për Ushtrinë, është i garantuar”, deklaroi Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në edicionin special të emisionit “Blic Interview” me Astrit Gashin, duke theksuar se Ushtria e Kosovës është ushtri e paqës.

Kreu i ekzekutivit, tha se nuk ka asnjë arsye as për shqetësim apo “ta quaj ashtu, për të mëndu se misioni i Ushtrisë tonë është në pikëpyetje nga çfarëdo argumenti.”

“Ajo që është me rëndësi është se çka është Ushtira jonë. Shiqoni, ne jemi ndër popujt më të hershëm në Ballkan, ne i kemi kaluar gjithë këto rrugë të vështira, të mundimshme. Më në fund, arritëm me ushtrinë, pra po mbërrijmë. Mirëpo, e mira e kësaj është se po mbërrijmë në paqe me Ushtrinë, pra po mbërrijmë në paqe me vendos në paqe. Vijmë si ushtri e paqes, edhe vijmë për paqe. Jo vetëm buxheti, por çdo resurs i nevojshëm për Ushtrinë, është i garantuar. Pra, nuk ka asnjë arsye as për shqetësim apo, ta quaj ashtu, për të mëndu se misioni i Ushtrisë tonë është në pikëpyetje nga çfarëdo argumenti. Më tutje, nga dita e sotme pra asgjë, asnjëherë më nuk e vë në pikëpyetje misionin e shenjtë për të mbrojtur Kosovën e Ushtrisë tonë, pra të Forcës së Sigurisë”, u shpreh Haradinaj.

Intervista po transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova, në portalin gazetablic.com si dhe në faqen zyrtare të Gazetës Blic në Facebook.

06/25/2019 12:15

Besnik Krapi publikon fotografinë e ëmbël përkrahë Jonida Vokshit