Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa konsideron se me ndarjen e medaljes së Artë për xhudisten Majlinda Kelmendi dhe atë të Bronztë për Nora Gjakovën në Kampioatin Evropian në Poloni, vendi është rikthyer në majat e sportit evropian.
Duke uruar xhudistët për këtë fitore, kryeministri Mustafa bëri me dije se Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, raporton GazetaBlic.com
“Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, e cila do të fillojë të ndërtohet gjatë këtij viti, ku do të stërviten kampionet tona aktuale si dhe brezat e rinj të xhudistëve të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
Presidenti Thaçi uron kampionen Majlinda Kelmendi (FOTO)
“Me medaljen e sotme të artë, ajo shënoi hat-trick në Kampionatin Evropian të Xhudos”, ka shkruar Thaçi në profilin tij në Facebook.
Xhudistja kosovare, Kelmendi ka rikonfirmuar edhe një herë se është e paprekshme në kategorinë e saj në këtë sport.
Ajo ka triumfuar përsëri sot në finalen e Kampionatit Europian që u mbajt në Poloni.
Kampionja olimpike nga Kosova, në finale në kategorinë 52 kilogramë ka mposhtur xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova me Ippon.