Lajme

Kryeministri malazez vjen sot në Kosovë

02/14/2018 07:17
nga:M H

Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të vizitojë Republikën e Kosovës.

Fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Kryeministri Markoviq do te pritet nga Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Me pas Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj organizon pritje me nderime shtetërore para ndërteses see Qeverisë për kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Vizita e Markoviqit u anulua javën e kaluar për shkak se aeroplani i tij nuk mundi të aterronte në Aeroportin e Prishtinës.

Në takim pritet veçanërisht të diskutohet për çështjen ende të pazgjidhur të demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.

 

“Demarkacioni është temë e kryer për Malin e Zi. Marrëveshja është e nënshkruar nga të dy shtetet kurse Mali i Zi e ka ratifikuar në Parlament këtë marrëveshje. Mali i Zi e ka kryer obligimin e vet. Jam i besimit se parlamenti i Kosovës do të ratifikojë marrëveshjen. Zvarritja nuk i ndihmon zgjidhjes”, tha Markoviq kohë më parë

 

 

05/23/2018 14:06

Në Kosovë për 24 orë 1285 tiketa të trafikut