Kryeministri Albin Kurti i ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë ortodoksë festën e Krishtlindjes.
Ai ka thënë se mesazhi i kësaj feste është frymëzim për dashmirësi më të madhe dhe një angazhim për një shoqëri më të mirë.
Urimi i plotë:
Për Krishtlindje u uroj qytetarëve të Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, të cilët sot kremtojnë, që kjo festë t’i gjejë të lumtur, dhe t’u sjellë mbarësi e begati.
Mesazhi i dashurisë dhe i shpresës së kësaj feste frymëzon për më shumë dashamirësi e angazhim për një shoqëri më të mirë.
Edhe një herë ju uroj, juve e familjeve tuaja, dhe u dëshiroj paqe dhe gëzim.
Gëzuar Krishtlindjen!
Buzhala, KEDS: Situata me energjinë elektrike aktualisht është stabile