Lajme

Kryeministri Kurti mirëpret sanksionet e SHBA-ve ndaj Veselinoviq dhe grupit të organizuar krimininal në Veri

12/08/2021 22:01
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Kurti në reagimin e tij thotë se ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve.

Ai tutje tha se një vendim i tillë i SHBA-ve vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave.

Reagimi i plotë:

Shumë i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçshëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve.

Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë.

Krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare. Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sanksionet e SHBA-ve ndaj Veselinoviq dhe Radojiçiq, Haxhiu- Këto grupe kriminale, priteshin edhe në zyret e institucioneve tona!