Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 15:00 do të mbajë mbledhje me ministrat.
Sipas burimeve në këtë mbledhje pritet të merren masat e reja anti-Covid.
Nga ekzekutivi janë takuar gjatë vikendit me kryetarët e komunave dhe gastronomët derisa, është bërë e ditur se do të merret vendim që nga data 6 prill deri më datë 12 prill të mbyllen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare.
Këtë vendim e kanë kundërshtuar përfaqësues të shoqatës së gastronomëve derisa të njejtët do të mbledhin Këshillin Drejtues sot në ora 14:00.
Vetëm në 24-orëshin e fundit, 680 persona kanë rezultuar pozitiv pas testit me COVID 19, ndërsa, 9 persona kanë ndërruar jetë.