Lajme

Kryeministri Kurti edhe sot në Bruksel, kjo është agjenda e tij

04/29/2021 07:59
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Bruksel, sot do të takojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Njoftimi për këtë takim është bërë publik në faqen zytare të NATO-s.

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Kurti dje nga Brukslei ka thënë para mediave se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

LEXO EDHE:

Von Cramon për “non paper”: Propozimi për veriun e Kosovës, duket si statusi i Tirolit Jugor