Lajme

Kryeministri i Irlandës: “Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”

06/23/2022 15:18
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin ka njoftuar për një takim të ngrohtë dhe konstruktiv me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Bruksel, ku u mbajt samiti i Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, shkroi ai.

“Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe europiane”, shtoi kryeministri irlandez.