Lajme

Kryeministri Haradinaj premton rritje pagash, ja për cilën kategori

02/01/2018 10:15
nga:M H

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas një takimi që ka pasur sot me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të komunitetit të mjekëve, ka paralajmëruar rritjen e pagave për këtë kategori.

Në Facebook Haradinaj ka thënë se së bashku me drejtuesit e sektorëve shëndetësorë ‘jemi mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë’.

Haradinaj është zotuar se Qeveria e Kosovës do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritë cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

“Mjekët janë heronjtë e Kosovës dhe e kemi detyrë t’ua kthejmë dinjiteti”, ka shkruar Haradinaj.

02/17/2018 21:52

Ramush Haradinaj paraqitet në koncert, ka disa fjalë