Lajme

Kryeministri Haradinaj i përgjigjet Albin Kurtit për letrën e demarkacionit

03/09/2018 21:39
nga:M H

Kryeministri Haradinaj i përgjigjet letrës së Albin Kurtit. Kurti kërkoi nga Kryeministri që raporti i Komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi të diskutohet në Kuvend dhe të niset nga fillimi procesi i shënjimit të kufirit, si dhe një hetim parlamentar për marrëveshjen fillestare.

Ndërkohë për Haradinajn, Kosova nuk humb tokë me ratifikimin e marrëveshjes aktuale e cila lë hapur mundësinë e rishikimit të kufirit.

“Mu më ka shkru një letër kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Kurti me të cilin ne kemi qenë bashkë në kundërshtim të versionit të gabuar. Unë e kuptoj presionin e z.Kurti se kish qenë ma mirë me e korrigju përpara me e kthy në Çakorr dhe në Kullë. Por kjo nënkupton dalje prej një marrëveshje. Pas ratifikimit nga ana e Kosovës nuk është humb asnjë argument i korrektimit. Tani iu kisha lut z.Kurtit edhe deputetët e Vetëvendosjes, njëkohësisht kisha lut edhe deputetët e tjerë që e shoh se kanë tani mospajtime brenda VV’së. Janë kriju dy drejtime politike. Z. Visar Ymeri e të gjithë ata tjerët i kisha lut që ta konsiderojnë dhënien e votës edhe të mos e lejojnë Kosovën që të ndodhet në pozita të presioneve për votë”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

09/21/2018 10:51

Haradinaj: Është momenti i fundit që ta ndryshojmë ambientin