Lajme

Kryeministri Haradinaj i gëzon të gjithë pensionistët, bën rritjen e pensioneve

02/19/2019 15:04
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për rritjen e pensioneve bazike-sociale, kontributdhënëse dhe të parakohshme, shkruan Gazeta Blic.

Ai, ka theksuar që rritja e pensioneve ishte njëri nga prioritetet e Qeverisë dhe një nga proceset e identifikuara për përafrimin e Kosovës me BE-në.

Shihni njoftimin e bërë nga kryeministri Haradinaj, në rrjetin social “Facebook”.

 

Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar vendimi për rritjen e pensioneve bazike-sociale, kontributdhënëse dhe të parakohshme. Si prioritet i Qeverisë dhe një nga proceset e identifikuara për përafrim të Kosovës me BE-në, aprovimin e kabinetiti qeveritar ka marr edhe Strategjia për Ndryshime Klimatike 2019-2021, e cila adreson faktorët që kufizojnë rritjen ekonomike dhe përmirësimin e standardit të jetës dhe zhvillimin e ndërmarrjeve shumëdimensionale. Kabineti qeveritar ka miratuar nismen në lidhje me financimin e projektit “Krijimi i Qendrave e-testuese dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve të e-Arsimit për arsimin parauniversitar në Kosovë”, nismen për lidhjen e Marrveshjes me Qeverinë e Japonisë për projektin për “Ngritjen e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave” dhe ka aprovuar poashtu, themelimin e Komisionit për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike.

RH

 

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai