Lajme

Kryeministri Haradinaj i gëzohet lajmit për arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

06/12/2018 21:42
nga:M H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është gëzuar lajmit për arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë me Greqinë.

“Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor”.

“Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan”.

08/20/2018 21:24

Haradinaj e quan Blakajn hajn e pishpirik