Lajme

Kryeministri Haradinaj del nga takimi me Veselin

10/11/2018 12:03
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marr pjesë në takimin që e ka thirrur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ai pas një kohe ka dal nga takimi duke treguar se brenda janë ende përfaqësues të partive në koalicionin qeveritar si dhe ata të PSD-së dhe Alternativës.

Veseli të hënën ka ftuar krerët e partive politike për të diskutuar për harmonizimin e një rezolute për dialogun me Serbinë.

Ftesës së Veselit iu ka përgjigjur negativisht LDK dhe Vetëvendosje.

 

Ka filluar takimi Veseli -partitë në koalicion dhe këto dy parti opozitare po marrin pjesë!

A do të marrë pjesë Vetëvendosje në takimin e thirrur nga Kadri Veseli për rezolutën e dialogut?