Cool

Krokodili filmohet duke notuar me një lopë të tërë në gojë

09/10/2019 07:34
nga:Natyra

Një krokodil është kapur në kamera duke notuar me një lopë të tërë në gojë.

Bisha e uritur u filmua të enjten në mëngjes nga Mick Estens, banor në Northern Territory të Australisë, i cili po udhëtonte me helikopter mbi lumin King.

Estens pa krokodilin katër metra të gjatë të notonte rreth 25 km larg Urës Katherine, duke tërhequr zvarrë lopën e madhe pranë tij.

“Ne ishim rrugës për të lëshuar një pompë në ujë, kur e vumë re krijesën nga ajri,” i tha Estens NT News.

Kafshët Brahman janë një racë e madhe lopësh, ku gjinia femërore kryesisht peshojnë 600 kg, gjersa meshkujt arrijnë deri në 1100 kg.