Lajme

Kroacia voton për zgjedhjet vendore, test për kryeministrin Plenkoviç

05/20/2017 19:34
nga:R A

Në Kroaci votohet të dielën për zgjedhjet administrative, të konsideruara një test kyç për kryeministrin konservator Andrej Plenkoviç.

Qeveria e tij ka hyrë në krizë në javët e fundit për shkak të shpërbërjes së koalicionit, të përbërë nga partia e tij, Unioni Demokratik Kroat dhe nga formacioni i ri i qendrës, populistët e Most.

Zgjedhësit e thirrur për të votuar janë 3.7 milionë dhe duhet të zgjedhin mes 47 mijë e 601 kandidatëve në garë për 9.500 funksione vendore.

Nga ky proces do të zgjidhen 555 kryetarë bashkish dhe anëtarët e këshijve bashkiakë, bashkë me përfaqësuesit e 21 komunave. Në tërësi do të votohet në mbi 6.600 qendra elektorale, nën monitorimin e rreth 12 mijë vëzhguesve.

Më e ndjeshme është sfida për kryeqytetin, Zagrebin, ku kryetari në fuqi i bashkisë që prej vitit 2000, Milan Bandiç, ish-social-demokrat dhe aktualisht i pavarur, do të kërkojë mandatin e gjashtë rresht.

11/21/2017 08:29

Ethet e votave të fundit që mund të përmbysin rezultatet