Lajme

Kroacia ka nevojë për 500 mijë punëtorë

04/15/2019 13:18
nga:L H

Në dhjetë vitet e fundit, në Kroaci fuqia punëtore është reduktuar në 500 mijë njerëz, 250 mijë prej të cilëve, janë të rinjë shkruan Poslovni dnevnik. Kjo e përditshme vë në pah se shteti kroat ka edhe shumë imigrim ku 250 mijë persona kanë lënë vendin. Poslovni dnevnik, shkruan se vendet ku Kroacia ka nevojë për punëtorë janë sektorët e turizmit, ndërtimtarisë e madje edhe mjekësia.

“Fatkeqësisht, rekordi është i pasfiduar, por situatës me të cilën po përballemi duhet t’i përgjigjemi urgjentisht, megjithëse qeveria ka lëvizur kuotat, jemi ende larg për t’i arritur ato. Sektorët e turizmit, ndërtimtarisë, fabrikave dhe indsutrisë së shërbimeve e gjithashtu edhe në mjekësi kemi një numër të vogël të punëtorëve. Por, ndoshta me ekonominë tonë, mund të jemi tërheqës për vendet si Azia ose Amerika Jugore”, thotë Denis Delogu nga Qendra e Astras në Kroaci.

“Është shumë vështirë të llogariësh në këtë fuqi punëtore në një ambient të tillë. Kjo edhe për shkak se Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janë kthyer në Gjermani dhe Austri. Fuqia e tyre punëtore po shkon kah vendet e BE’së”, thotë ai.