Sporti

Kriza nga koronavirusi, qeveria italiane ndan 100 milion euro për sportin

04/06/2020 23:53
nga:Lorik J

Kriza nga koronavirusi, qeveria italiane ndan 100 milion euro për sportinNë këto kohë të koronavirusit vende në botë kanë një qeveri të rënduar.

Qeveria italiane sot ka treguar se cilat janë hapat që do të marrin, duke zbuluar se do të ndahen 400 miliardë euro për të gjitha bizneset.

Në mesin e ndihmave, Ministria e Sportit të Italisë, e udhëhequr nga Vincenzo Spadafora, do të ketë 100 milionë euro në dispozicion.

Spadafora ka thënë se këto ndihma do të ndahen për të gjitha nivelet e sportit, me theks të veçant te skuadrat e niveleve më të ulëta dhe niveleve amatore.

Në anën tjetër Serie A po diskuton me lojtarët që të përfitojë edhe nga pagat e tyre, me anë të reduktimeve deri në 1/3.