Lajme

Kriza energjetike, Kurti ka një kërkesë ndaj ministrave

12/10/2021 15:46
nga:N M

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë ka pasur një kërkesë për ministrat e tij.

Kjo kërkesë ka të bëjë me krizën energjetike.

“Ftoj ministrat që të marrin masat dhe veprimet e nevojshme për të siguruar furnizimin me energji elektrike dhe kjo të jetë e përballueshme për qytetarët tonë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, kriza energjetike e cila e ka prekur Evropën e rajonin që prej disa muajsh tani po troket edhe në derën tonë.

“Deri tani kemi arritur të evitojmë efektet e kësaj krizë falë kapaciteteve për prodhimin e energjisë mirëpo zgjatja e gjendjes së krizës dhe rritja e konsumit i tejkalon kapacitete vendosre si dhe mundësitë financiare që ka sektori energjetik. Për shkak të çmimeve e të larta të importit ka përkeqësim të gjendjes së likuiditetit në këtë sektor dhe shpërputhja e madhe mes çmimit të importit me çmimin e furnizimit është e paqëndrueshme nëse nuk merren masa”, është shprehur Kurti.

I, menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila e ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër këtë situatë dhe se për këtë kanë krijuar një task forcë teknike për të vlerësuar situatën.

“Gjatë muajve të fundit e ka përcjellë nga afër furnizimin me energji dhe përgjatë kësaj kohe e kemi analizuar situatën dhe unë e kam krijuar një task forcë teknik për këtë qëllim e cila i ka vlerësuar situatën dhe parashikimet, nevojat e sektorit gjatë muajve në vijim”, ka thënë ajo.

Protesta kundër masave anti-covid, në ora 18:00 gastronomët shpalosin detaje