Lajme

Kriteri turk për terrorizmin, “rrezik” për Kosovën

01/04/2017 08:03
nga:A. R.

Deklaratat e presidentit Thaçi, duke i cilësuar terroristë ata që të tillë i konsideron edhe Turqia, po shihen si të rrezikshme, sepse mund të ndryshojnë kursin që ka ndjekur Kosova deri më tani.

Presidenti Hashim Thaçi tek në fund të vitit 2016 realizoi vizitën e tij të dytë zyrtare jashtë vendit, tetë muaj pas marrjes së mandatit në krye të Presidencës. Shkoi për ta takuar presidentin turk, Recep Taip Erdogan, si dhe vartësit e tij. Vizita e Thaçit në Turqi erdhi në kohën kur Erdogani ka forcuar aleancën me Rusinë, ndërsa ka përplasje me Perëndimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shteti turk, që prej korrikut, ka nisur një fushatë, duke u bërë thirrje edhe shteteve tjera të mos krijojnë terren për kundërshtarin e tij politik, Fetullah Gylen. Shkolla dhe organizata që veprojnë nën ombrellën e Gylenit ka edhe në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, temë diskutimi me krerët turq kanë qenë edhe shkollat e Gylenit. Presidenti Thaçi e ka siguruar homologun e tij se Kosova ndjek nga afër zhvillimet rreth lëvizjes “Gylen”, duke shtuar se “bashkëpunimi ynë strategjik nuk do të preket”

09/25/2020 16:33

Lajm fantastik për kombëtaren e Kosovës