Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama, sot e shoqëroi atë në seancën inauguruese ku Rama u betua si kryetar i kryeqytetit.
Me një kostum të gjelbër, Kristale Rama mori vëmendjen e mediave me të hyrë në sallë.
Ajo është parë shpesh krah Ramës në paraqitjet e tij publike.
Edhe gjatë seancës çifti u pa duke qëndruar dorë për dore.
Kristale dhe Përparim Rama kanë tre fëmijë së bashku.

