Lajme

Krisin armët në Shkup, një person në rrezik jete, ja emri!

11/03/2017 21:11
nga:anonymous1000144531

Një person është në rrezik jete pasi është qëlluar me 4-5 plumba para disa casteve në Shkup, shkruan Gazeta Lajm.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA rasti ka ndodhur në Lagjen Aerodrom të Shkupit.

I plagosur ka mbetur Martin Janushev, futbollist maqedonas, i cili ka marrë plagë në kokë dhe në qafë, kanë thënë burime policore.