Cool

Krijime mahnitëse të pikturuara mbi gra të zhveshura

05/30/2019 15:26
nga:L I

Në një projekt që përshkruan bukurinë e formës femërore me skena spektakolare nga natyra, një artist ka krijuar imazhe mahnitëse në shpinë e femrave, përcjellë GazetaBlic.

John Poppleton nga Kalifornia, krijon vepra të pabesueshme të artit të pikturuara drejtpërdrejt në lëkurën e njeriut duke përdorur nuancat fluoreshente, vjollcë, portokall dhe gjelbër, duke realizuar më pas fotografi me to.

Projekti i tij, i quajtur “Nën dritën e zezë”, përbëhet nga trupa të fenomeneve spektakolare natyrore, oqeane tropikale gjatë stuhisë së shiut, dhe vargjet malore nën dritën e hënës.

Artisti përshkruan skena kozmike të yjeve, galaktikave dhe auroreve të ndritshme. Skenat e tij të mrekullueshme me piktura fotografohen nën dritën e zezë për të prodhuar imazhe me ngjyra të ndezura në dukje./GazetaBlic