Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka – Nimani.
Në takim u bisedua, ndër të tjera, për punën e deritashme dhe sfidat e Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional në konsolidimin e kapaciteteve të saj profesionale, thuhet ndër të tjera në një komunikatë të zyrës kryesore të Kuvendit.
Kryekuvendari Konjufca, me këtë rast, e përgëzoi znj.Caka – Nimani për zgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe premtoi bashkëpunim të ngushtë, duke theksuar se sundimi i ligjit mbetet prioritet i institucioneve të vendit.