Cool

Kreu ekzorcizëm në praninë e udhëtarëve të trenit, rrihet me çadër nga gruaja që bërtiste ‘djalli’

07/11/2018 21:19
nga:FL.B

Udhëtarët e një treni që po udhëtonte nëpër Mexico City, mbetën të hutuar nga dy të pranishëm që ishin përfshirë në atë që dukej si ekzorcizëm.

Derisa shumica ishin të përgjumur, një burrë dukej se po e shëronte nga shpirtrat e ligë një grua, por ajo e qëllonte vazhdimisht me çadër dhe bërtiste ‘djalli’.

Fillimisht, gjithçka dukej në rregull me ritualet e tyre që i kryenin me zë, por ngjarja nisi të merrte kthesë të pakëndshme kur ajo u bë e dhunshme.

Videoja e postuar më poshtëm, e tregon skenën e pazakontë, si dhe ikjen e udhëtarëve, përfshirë edhe burrin ‘shërues’ në momentin që treni ndaloi në stacion.