Sporti

Krerët e FFK-së takohen me ministrin Zemaj

08/05/2020 16:58
nga:M K

Krerët e FFK-së, Agim Ademi dhe Eroll Salihu janë takuar sot me ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj.

Aty kanë diskutuar për situatën momentale në futbollin tonë dhe hapat tjerë që duhet bërë së bashku, pasi ditëve të fundit shtëpia numër një e futbollit kosovar po përballet me ankesa të shumta, sidomos nga shkollat e futbollit, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, tutje, FFK përmes komunikatës thtoë se po angazhohet maksimalisht që ditëve të ardhshme të merren vendime të shpejta në favor të akterëve në futbollin kosovar.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

5 gusht, 2020 – Presidenti Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë takuar sot ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. Gjatë këtij takimi krerët e FFK-së e njoftuan ministrin për situatën shëndetësore dhe nevojën për të filluar me stërvitje të gjitha kategoritë e futbollit, nga shkollat e futbollit e deri te klubet e të gjitha ligave dhe rangjeve, përfshirë edhe futbollin e femrave dhe futsallin. Drejtuesit e FFK-së theksuan se është shumë e nevojshme që të fillojnë sa më parë stërvitjet përgatitore për kampionatin e ri, ngase garat planifikohet të fillojnë më 12 shtator, kurse ka mbetur shumë pak kohë për ekipet. Në fakt, janë vetëm 5 javë para fillimit të kampionatit, që është kohë jo e mjaftueshme për fazën përgatitore. Gjatë këtij takimi me theks të veçantë u diskutua për shkollat e futbollit dhe nevojën për të stërvitur që të mos stagnohet me zhvillimin e kategorive të reja. FFK zotohet që do ta respektojë protokollin strikt për shëndetin e futbollistëve – shëndeti para të gjithave. Në anën tjetër, ministri Zemaj tha se që nesër do ta mbledhë Këshillin për parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe do t’i konsultojë ata për të dhënë një vendim të shpejtë dhe të arsyeshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e stërvitjeve, që futbollistët t’i mbajmë në formë.

/GazetaBlic/

09/28/2020 17:58

KE i FFK-së i bën sërish thirrjeve klubeve t’i respektojnë udhëzimet nga institucionet shtetërore