Sporti

Krejt qyteti në këmbë për Salah, shikoni atmosferën në Cairo të Egjiptit

06/19/2018 21:00
nga:Lorik J

Aktualisht ka një atmosferë të jashtëzakonshme në Kajro, ku i gjithë qyteti është mbledhur për të parë kthimin e Mohamed Salahut në fushën e gjelbërt.

Salah po udhëheq Egjiptin në ndeshjen e sotme ndaj Rusisë, që po zhvillohet në Shën Petersburg, shkruan GazetaBlic

Ylli i Egjiptit është rikthyer në fushë pas lëndimit që pësoi me 26 maj në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. Ai u lëndua në pjesën e parë nga mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos dhe që nga ai takim nuk ka luajtur më.

Në pjesën e parë në ndeshjen e sotme, Salah ka luajtur mjaft mirë, ku edhe ka pasur një rast mjaft të mirë shënimi.

Pjesa e parë e takimit Egjipt – Rusi ka përfunduar me rezultatin 0-0.

/GazetaBlic/

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania