Lajme

Krejt Kosova po flet për marrëveshjen VV-LDK. Çka ka të vërtetë në tërë këtë situatë?!

02/01/2020 15:15
nga:Gazeta Blic

Derisa kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri tek seanca e thirrur nga Albin Kurti për formimin e Qeverisë, në opinion po flitet se është arritur në parim marrëveshja ndërmjet Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Madje, disa media kanë raportuar edhe për tërheqjen e Vetëvendosjes nga posti i kryetarit të Kuvendit, gjegjësisht dorëheqjen e Glauk Konjufcës.

Mirëpo, një nga zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes e ka mohuar një gjë të tillë.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri, ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Bahtiri, ka kërkuar nga partia e Isa Mustafës, që të heqë dorë nga insistimi i vazhdueshëm për të marrë funksionin e Kryeparlamentarit.

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij”, ka thënë Bahtiri, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimete me pozita pëmes dorëheqjeve dhe emërimeve.

Bahtiri fton LDK-në për bashkëqeverisje: Postin e Kryetarit nuk e japim!

Megjithatë, Gazeta Blic merrë vesh nga burime të saja se ka përafrim ndërmjet dy partive.

Jemi në përpjekje për arritjen e marrëveshjes. Ka përafrim, mirëpo gjithçka vendoset në takimin që do ta kenë drejtuesit e dy partive: Isa Mustafa e Albin Kurti”, tha ky burim.

Nga LDK vazhdojnë të këmbëngulin në postin e kryetarit të Kuvendit.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se po angazhohen për marrëveshje të balancuar. Ka kërkuar nga Albin Kurti të mos e fusë Listës Sprksa në Qeveri.

“Ky angazhim është në funksion të arritjes së marrëveshjes”, ka thënë Haziri.Ky zyrtar i LDK’së ka thënë se s’ka marrëveshje me Vetëvendosjen pa u balancuar pushteti në Parlament. Tek kur të arrihet marrëveshja për të liruar pozitën e Kryetarit të Kuvendit, Haziri ka paralajmëruar mundësinë e votimit të Qeverisë Kurti.

“Edhe më tutje kemi nevojë me diskutu. Nuk është përballu ende ky dallim. Angazhimi dhe përballimi dhe tejkalimi i kërkesave partiake janë të domosdoshme për koalicione politike”, ka thënë ai.

Këto komente, Haziri i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së ngushtë të LDK’së.

“Takimet s’janë ndërprerë asnjëherë. Takime të paralajmëruara s’ka. Në momentin që do te kemi takim do t’ju njoftojmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se deri të hënën mund të arrihet marrëveshja dhe të formohet Qeveria e re.

Lutfi Haziri flet pas mbledhjes së Kryesisë: Ky është qëndrimi i LDK-së

Në anën tjetër sipas burimeve të Gazetës Blic thonë se sipas të gjitha gjasave do të ketë takim gjatë ditës ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Por, fillimisht sipas këtij burimi, do të vazhdojnë edhe për pak kohë konsultimet brenda LDK-së.

“Edhe pak do të vazhdojnë konsulltimet brenda LDK-së. Pastaj, do të ndodh takimi ndërmjet Vetëvendosjes e Lidhjes Demorkatike të Kosovës”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Në anën tjetër, anëtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi ka paralajmëruar se nëse nuk ndodh Qeveria Kurti, atëherë do të ketë protesta masive.

Kuvendi i Rëpublikës së Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse vitii 2020 do jetë viti i qeverisë së ndryshimeve të qeverisë Kurti 1, apo viti ku do i shtyjë qytetarët të organizojnë protesta masive që do rrëzojnë çdo lloj qeverie të pushtetit të vjetër”, ka thënë Abazi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Zyrtari i VV-së paralajmëron protesta qytetare, nëse nuk bëhet qeveria Kurti: Do të rrëzohet çdo lloj qeverie e pushtetit të vjetër!

Ndërkohë, Gazeta Blic ishte e para që raportoi për ofertën e LDK-së të datës 8 janar, ku kërkoi kthimin e kryetarit të Kuvendit, deri në zgjedhjet e presidentit, dhe ministritë të ndahen 5 me 5.

Kjo ofertë ishte refuzuar nga ana e Vetëvendosjes, e cila ka dhënë një kundërofertë, që do të rriste numrin e ministrive.

Sipas burimeve të Gazetës Blic Vetëvendosje i kishte ofruar LDK-së 2 ministri shtesë në kompensim të kryetarit të Kuvendit.

Sipas këtij modeli, Qeveria do t’i kishte 15 ministri, 7 do t’i takonin LDK-së, 5 VV-së, dhe 3 minoriteteve. Ndërkaq, kryeministri dhe kryekuvendari do t’i takonin VV-së, derisa presidentin do ta merrte LDK.

Sidoqoftë, kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani tha para gazetarëve se është optimiste për marrëveshje.

“Po shpresoj që gjithçka të përmbyllet sot. Mbledhja është ftuar që të përgatitmi për seancën e të hënës”, tha Osmani para gazetarëve.

“Kemi takim konsultativ pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me Vetëvendosjen. E tëra çfarë mund të them është se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”, tha tutje ajo.

Kryesia e LDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për veprimet e mëtutjeshme.

Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet të hënën në ora 11:00.

 

Osmani: Po shpresoj që gjithçka të përmbyllet sot

 

 

04/05/2020 19:13

PDK: Kryeministri Kurti u dorëzua para Beogradit në veri – zëvendësi i tij e shpall të ndarë atë pjesë