Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se LVV ka shënuar rënien më të madhe në përqindje të votave me -9.4% në zgjedhjet e vitit 2025, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, raporton Gazeta Blic.
Pas VV-së ka thënë se vjen AAK-NISMA me një humbje prej -2.2%, ndërsa ka thënë se rritje kanë pasur PDK me 5.0% dhe LDK me 4.9%.
Postimi i tij i plotë:
Sipas rezultateve nga vendvotimet në Kosovë për zgjedhjet e vitit 2025, në krahasim me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, LVV ka shënuar rënien më të madhe në përqindje të votave me -9.4%, e ndjekur nga AAK-NISMA me një humbje prej -2.2% (duke i llogaritur së bashku votat e tyre në vitin 2021). Nga ana tjetër, dy partitë politike që kanë shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme janë PDK me një rritje prej 5.0% dhe LDK me 4.9%.


