Lajme

Krasniqi Visar Ymerit: Nuk ta kam frikën m’ke padit si Kadri Veseli

04/03/2018 12:33
nga:A. R.

Alban Krasniqi asamblistë i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë dhe bashkëshorti i Albulena Haxhiut, ka pranuar se ish kryetari i VV-së, tash deputet në grupin e të pavarurave e ka paditur atë për siç e quan ai gjoja kërcënim.

Krasniqi duke folur për Gazetën Blic ka thënë se Ymeri nuk duhet ta ja këtë frikën atij, ngase ai është vetëm një aktivistë që po  e kërkon prapa votën që ia ka dhënë Ymerit, e të cilën sipas tij ai e ka tradhtuar.

Krasniqi e ka krahasuar Ymerin me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin  për të cilin ka thënë se e ka paditur njëjte sikurse ai.

“Para dy vitesh më pat lajmëru në polici Kadri Veseli, e tash Visari, për një gjoja kërcënim, por unë mendoj se kërcënimin më të madh Visari e ka prej vetes, dhe prej kërkuj tjetër, si  një aktivist i thjeshtë i Lëvizjes Vetëvendosje unë mendoj se Visari dhe gjithë të tjerët që janë zgjedhur në emër të Lëvizjes dhe e kanë tradhtuar Lëvizjen duhet ta dorëzojnë mandatin” ka thënë Krasniqi për Gazetën Blic.

Por Krasniqi ka thënë se nuk ia ka frikën Ymerit e as respektin, as për të e as për grupin e tij që kanë dalë nga Lëvzija Vetëvendosje.

“Unë as nuk ja kam frikën as  respektin këtyre njerëzve dhe këtyre kategorive të njerëzve si Visari e njerëzve Brenda grupit të tij.

Nuk ka kurrgjo, sa herë na ka qu pushteti në burg e arrestime nuk ia kam frikën kësaj punë, ata po bëjnë përpjekje për më u viktimizu,  ndërsa janë tu e përdorë mënyrën e njejtë dhe nuk dallojnë fare  prej strukturave kriminale të SHIK-ut, për mu është e qartë kjo punë ” është shprehur Krasniqi.

Ai është i bindur se Ymeri dhe grupi i tij po bëjnë përpjekje për tu viktimizuar dhe për tu dhënë një mesazh aktivistëve të VV-së se nuk guxojnë të merren me ta.

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka denoncuar për kanosje, në polici, bashkëshortin e deputetes Haxhiu, Alban Krasniqin.

Rasti ka të bëjë me një SMS që Krasniqi i ka dërguar Ymerit, të dielën mbrëma, derisa deputeti i larguar nga Vetëvendosja, Visar Ymeri, denoncimin në polici e ka bërë të hënën në mesditë.

Ndërkohë, PK-ja ka njoftuar për ngjarjen përmes raportit 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor. /GazetaBlic/

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…