Ish- deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili e arsyetoi humbjen e VV-së me faktin se të gjithë u bënë bashkë kundër kandidatëve të partisë së tij.
Ai ka theksuar se Vetëvendosje ishte në koalicione hiq më pak se në shtatë komuna.
Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:
– VV në Kamenicë bëri koalicion me AAK-në, AKR-në, dy ish-kryetarët e dështuar të komunës, Shaip Surdullin (LDK) dhe Begzat Sinanin (PDK), Fatmir Matoshin ish-ministër në Qeverinë PLAN;
– VV në Gjilan bëri koalicion me Qemajl Mustafën (ish-PDK) që ishte akuzuar për krim të organizuar e korrupsion si dhe me Listën Srpska (takimet e Ismajl Kurteshit që u dokumentuan me foto nëpër medie);
– VV në Junik bëri koalicion me LDK-në;
– VV në Sharr bëri koalicion me LDK-në;
– VV në Vushtrri e mbështeti PDK-në;
– VV në Shtime bëri koalicion të fshehur me LDK-në;
– VV në Prizren bëri koalicion me zv.Kryeministren e “PLAN”-it, Albulena Balajn (dhe një pjesë të NISMA-s);
– VV në Viti bëri koalicion me AAK-në;
VV gjithkund, ama bash gjithkund, ka negociu me partitë e tjera, për mundësi koalicionesh.
Pasi mblodhi keqpërdorues, karrieristë e të korruptuar, majtas e djathtas dhe e mbushi partinë me ta; provoi të bëj pazare poshtë e lartë me të gjitha partitë, pasi krejt këto nuk i mjaftuan për t’i fituar zgjedhjet, tash Albin Kurti e VV-ja kthehen tek streha “kriminelët u bashkuan kundër nesh”.
N’fakt, ju i bashkuat keqpërdoruesit, konservatorët, regresistët, krejt bashkë… kundër Qendronit dhe kundër kandidatëve të tjerë, kudo që patët mundësi.
Kurti e gjen ‘sekretin’ pse pësoi disfatë: U bënë bashkë krejt kundër neve