Lajme

Krasniqi tregon kushtin themelor për ekstradimin e Radojçiqit në Kosovë: Zbulon edhe “lojën” që Serbia do ta bëjë gjatë gjykimit

10/03/2023 21:37
nga:G C

Profesori univeristar, Kolë Krasniqi thotë se ekstradimi i Milan Radojçiqit në Kosovë mund të ndodhë nëse kapet nga organet tona shtetërore ose ekstradohet nga Serbia, apo ndonjë shtet tjetër.

Krasniqi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kushti themelor për ekstradimin e tij është marrëveshja ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës.

“Milan Radojčić mund të gjykohet në Kosovë vetëm nëse kapet nga organet tona shtetërore ose ekstradohet nga Serbia ose ndonjë shtet tjetër sipas urdhër arrestit ndërkombëtar qe pritet ta lëshoj Kosova”, thotë Krasniqi.

“Sipas Kushtetutës serbe dhe Konventës Evropiane për Ekstradim “shteti parimisht nuk i ekstradon shtetasit e vet”, por i gjykon vet për veprat penale të kryera në shtetet tjera. Kusht themelor për ekstradim është marrëveshja ndërshtetërore në mes shtetit te lutur (në këtë rast Serbia) dhe shtetit që kërkon ekstradimin (Kosova). Serbia me këtë mentalitet politik nuk e besoj se bënë ndonjë marrëveshje për ekstradim me Kosovën, ngase ajo nuk na njeh si shtet”, tha Krasniqi.

Tutje Krasniqi thotë se Radojçiq po akuzohet për themelimin e grupit kriminal, jo për kryerjen e vepres penale të terrorizmit dhe as për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku.

“Ai nuk po akuzohet për kryerjen e veprës penale të terrorizmit, as për vrasjen e policit ose pjesmarrjes në vrasje, por vetëm për themelimin e grupit kriminal, bartje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve dhe eksplozivit dhe shkaktimit të përgjithshëm“, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi i tha GazetësBlic se ky hetim po bëhet me qëllim të shmangies nga përgjegjësia politike, përkatësisht shmangia nga sanksionet ndërkombëtare, që vendosen ndaj shteteve përkrahëse të terrorizmit.

Krasniqi në fund tha se, autoritetet serbe do të zhvillojnë një gjykim formal sipas obligimeve ndërkombëtare, kjo sipas tij, të kenë shmangie nga konsekuencat e padëshiruara.

“Sipas një burimi, në një konferencë për media në BG, kur pytet nga një gazetare britaneze “a do ta merrni nën mbrojtje Radojçicin>” Vuçiç përgjigjet, jo askënd nuk do ta marrë nën mbrojtje, Prokuroria duhet ta kryej detyrën e vet…., autoritetet serbe do te zhvillojnë një gjykim formal sipas obligimeve ndërkombëtare vetëm me qëllim të shmangies nga konsekuencat e padëshirueshme – e jo me qëllim të luftimit te krimit —- ngase këta kudo në Serbi po trajtohen si heronjë e jo si terrorist apo kriminel”, tha Kolë Krasniqi për GazetaBlic.

Vuçiq e Radojçiq në koordinim për arrestim/ “Qeveria e Kosovës duhet ta përdorë mirë këtë situatë”

SHBA: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën