Sporti

Krasniqi: Synoj titullin botëror, do të jem shqiptari i parë

02/05/2018 16:24
nga:Y.K

Fitore e madhe e sh qiptarit Haxhi “Rob in” Krasniqi kundër polakut Grafka.

Në “Gas Arena” Halle të Gjermanisë, në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozëria shqiptare, e cila nuk rreshti së mbështeturi gjatë një ore 30-vjeçarin nga Juniku, Robin Krasniqi ia doli mbanë të triumfonte ndaj boksierit Grafka.

Ishte një ndeshje e shkëlqyer e tij. Në 4 raundet e para ishte i papërmbajtshëm, kurse në 4 të tjerët u vu re lodhja dhe filloi të lëshonte disi terren ndaj kundërshtarit. Raundi i shtatë, të dy boksierët luftojnë me të gjitha forcat, Krasniqi është më kërkues. Në fakt, edhe polaku gjithnjë duket i papërmbajtshëm. Raundi i tetë, Krasniqi ka të lënduar paksa syrin, ku i rrjedh gjak. Megjithatë, në fund, ia doli mbanë të ruante avantazhin fillestar.

I ashtuquajturi “Robin” e fitoi ndeshjen pas vlerësimit të arbitrave në fund të takimit pas 8 raundesh. Krasniqi rikthehej në ring pas thuajse 10 muajsh, kur humbi përballë gjermanit Artur Abraham. Në kategorinë e mesme të versionit WBO, shqiptari dhe polaku Grafka na servirën një ballafaqim tepër interesant, duke luftuar të dy deri në fund për të marrë titullin kampion.

Kjo është fitorja e 47-të në karrierën e Krasniqit, i cili tani synon titullin e kampionit botëror në kategorinë e peshave super të mesme. Gjatë mbrëmjes së të shtunës, krahas Robinit, triumfuan edhe boksierët shqiptarë Elvis Hetemaj dhe Jurgen Uldedaj.

DEKLARATA E KRASNIQIT

“Synoj titullin botëror, do të jem shqiptari i parë”. Këtë deklaratë ai e bëri fill pas ndeshjes, teksa përshëndeti të gjithë shqiptarët dhe i falënderoi për përkrahjen dhe në mikrofon foli në shqip: “Ju përshëndes të gjithëve, faleminderit shumë për përkrahjen!”, ka thënë ai për “Kampionët Shqiptarë”.

Krasniqi është krenar për fitoren duke gëzuar shqiptarët kudo që janë. Boksieri më i mirë shqiptar edhe një herë tregoi klasin e tij dhe konfirmoi se shumë shpejt do të jetë i pari i botës, duke hapur rrugën e tij drejt titullit të botës në kategorinë e mesme të versionit ËBO. “Dueli i radhës pritet në fillim të verës dhe unë jam i gatshëm për çdo luftë të madhe, pa rëndësi në cilën kategori apo federatë”, deklaroi ai. Më tej, ai u shpreh:

“Humbja e vitit të kaluar ishte e rëndë dhe e dhimbshme për mua. Kam pushuar gjatë dhe më ka munguar adrenalina e boksit, sidomos adrenalina e fitoreve. Megjithëkëtë, erdhi koha t’i rikthehesha ringut për çka kam qenë i përgatitur maksimalisht që nga gushti i vitit të kaluar. Sigurisht që isha i gatshëm për këtë sfidë, të cilën e kalova me sukses. Ja ku jam sërish!

Fitorja e bindshme e mbrëmjes së të shtunës, ishte për mua dhe tifozët e mi, shumë e rëndë- sishme, prandaj po kthehem i lumtur në shtëpi. Më shumë se 5 muaj punë i kam pas vetes tani dhe kjo nuk do ishte e mundur pa ekipin tim të mrekullueshëm. I falënderoj të gjithë shqiptarët nga zemra! Kjo fitore përkon me një tjetër lumturi timen, pasi jam bërë dajë me tri vajza, Zoti i ruajt e u bëfshi 100 vjeçe, mbesat e mia!

Vendi im, Kosova, ka vuajtur shumë. Shqiptarët janë përkrahësit dhe motivuesit e mi. Dua të shkruaj historinë e boksit gjerman e, njëkohësisht, dua të bëhem boksieri i parë shqiptar që e fiton titullin”, ka deklaruar Krasniqi. Krasniqi tri herë e ka synuar titullin botëror, por nuk ka mundur t’ia dalë.

Boksieri kosovar mund polakun e dytë, pasi më parë, në 2014- ën, pati mundur Darius Zek pas 12 rundesh me vendim të gjyqtarëve në ndeshjen e zhvilluar në Mynih. Këtë radhë ishte Bartolomej Grafka. Në verë pritet që të zhvillohet ndeshja e radhës, ku për Junikasin nuk ka rëndësi kundërshtari apo federata me të cilin do të ndeshet, por vetëm fitorja dhe fitimi i titullit botëror për peshën e mesme në versionin WBO. Me këtë boksier të gjithë shqiptarët, por edhe gjermanët, janë bërë krenarë.

E marrë tek Ponorama Sport.

05/08/2018 19:25

Mësohet kundërshtari i Haxhi Krasniqit