Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim dhënë për ” Gazeta Blic” ka patur kritika të forta për qeverinë Kurti.
Krasniqi tha se të njëjtit nuk e kanë realizuar asnjë premtim për katër vite.
Ajo tha se pret që me datën 9 shkurt të ndodhë ndryshimi i madh.
“Ne jemi duke dal në terren çdo ditë duke biseduar me qytetarët, ata po e vërejnë mashtrimin që iu ka bërë kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje tani e katër vite. Asnjë nga premtimet që i kanë premtu nuk i kanë realizu deri tani. Unë pres që me datën 9 shkurt të ketë ndryshim të madh dhe Kosova të ecë drejt antarësimit në Bashkimin Evropian sepse kemi patur ngecje tani e katër vite dhe regres sa i përket integrimit dhe politikës së jashtme”
“Për katër vjet me 51% kanë mujt me bë shumë punë të mira, mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë projekt që mund t’a numërojmë nga kjo qeveri me 51% dhe me katër vite të plota që ka ndodh për herë të parë që nga paslufta. Gjithmonë ka patur ikje të madhe të qytetarëve por në këtë qeveri ka patur edhe më shumë për arsye se nuk kanë ikur vetëm ata që s’kanë punë por kanë ik edhe njerëzit që kanë qenë të punësuar nëpër institucione të ndryshme” tha Krasniqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/