Lajme

Krasniqi: Qeveria Kurti ka shumë skandale, pritja për 500 mijë vota, ëndërr e parealizueshme e Kurtit dhe VV-së!

01/10/2025 23:02
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shumë afera gjatë këtij katër-vjeçari dhe se pritja për 500 mijë vota është ëndërr e parealizueshme.

Krasniqi ka renditur disa nga skandalet e Qeverisë Kurti duke filluar nga Martin Berishaj e deri tek sanksionet.

“Me kërku 500 mijë vota është me vetkënaq veten e vet sepse asnjëherë nuk do ta arritin atë shifër” deklaroi Krasniqi.

“Me kaq shumë afera Lëvizja Vetëvendosje dhe me prit me marr aq shumë vota është një ëndërr e parealizuar e Kryeminsitrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.Me kërku 500 mijë vota është me vetkënaq veten e vet sepse asnjëherë nuk do ta arritin atë shifër të cilën po e kërkojnë. Ajo është një ëndërr e parealizueshme e kryeministrit Kurti. Kam një listë me aferat korruptive të katër-vjeçarit të qeverisë së tij duke nisur nga Martin Berisha, Ragip Krasniqi, afera Zdravo, rezervat shtetërore, ambalazhuesit e ujit, tenderat njëburimorë, përgjimi i Rilind Gërvallës, sanksionet etj. Të gjitha këto afera dhe me prit me marr aq shumë vota është një ëndërr e parealizueshme” deklaroi Krasniqi në një rpononcim për media raporton “Gazeta Blic”.