Lajme

Krasniqi: Politika e jashtme për faqe të zezë

12/02/2024 18:48
nga:G B

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës[LDK], Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Qeverinë aktuale duke deklaruar se politika e jashtme e vendit është për “faqe të zezë” dhe shteti ynë nuk ka pranuar asnjë njohje nga kjo qeverisje.

Krasniqi në “Five” të Dukagjinit u shpreh se poashtu Kosova ka dështuar në anëtarësimin e saj nëKëshillin e Evropës për shkak të krerëve të shtetit.

“Politika e jashtme është për faqe të zezë. Nuk kemi asnjë njohje., Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kemi dështimin në Këshillin e Evropës për shkak të krerëve të shtetit. Kanë premtuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk iu kanë përmbajtur këtij premtimi”, tha Krasniqi.