Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se rast Dehari nuk është trajtuar në mënyrën e duhur, që të sillet drejtësi në këtë rast, dhe sipas tij, ai ka qenë duke mbajtur burgim në një rast komplet të montuar dhe orkestruar politik.
“Dehari ka qenë duke u mbajt burgim në një rast komplet të montuar dhe orkestruar politik, që në start ka pasur shkelje dhe padrejtësi shumë të mëdha në mënyrën se si është trajtuar rasti”, ka deklaruar Krasniqi, në Debat Plus.
“Që nga momenti kur ka vdekur Dehari nuk është trajtuar në mënyrën qysh është dashtë me u trajtu që me sjell drejtësi në këtë rast, as prej pushtetit në kohën kur ka vdekur Dehari as prej pushtetit të VV-së në dy vjetët e fundit”, ka thënë tutje Krasniqi.
Po ashtu, ai ka thënë të gjithë kërkojnë drejtësi për të ndjerin Astrit Dehari, por vetëm Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet nuk e kërkon atë dhe sipas tij, VV-ja dëshiron edhe ta mbyll këtë çështje.
Ai e ka përmendur se si ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu është drejtuar opozitës të enjten në seancën e Kuvendit që deputetëve duhet të ua ndalojë me ligj që të mos flasin më për rastin e Deharit.
Anëtari i Partisë Social Demokrate, ka treguar se disa nga aktivistët përfshirë edhe atë janë liruar në arrest shtëpiak, ndërsa, sipas tij, Astrit Dehari dhe dy të tjerë janë mbajtur në paraburgim pa asnjë arsyetim juridik.
“Jemi akuzuar për terrorizëm për një vepër shumë të rëndë që më vonë do të jepe mbi 20 vjet burg. Një pjesë janë liruar si rezultat i opinionit publik presionit publik dhe vetëdijes së pushtetit dhe prokurorisë që rasti është komplet i papërgatitur dhe i montuar”, ka thënë ai.
Ndërkaq, ai ka thënë se në këtë rast janë marrë vendime komplet të padrejta dhe të pajustifikueshme.
Sipas tij, padrejtësia kishte filluar në arrestimin e Deharit, dhe me arrestimin e krejt aktivistëve që kanë qenë të përfshirë që tashmë edhe janë shpallur të pafajshëm në këtë rast.
“Padrejtësia kishte vazhduar edhe në faktin që ka vazhduar të mbahet në paraburgim pa aktakuzë, dhe për faktin që Dehari vdes ne burg nën përgjegjësin e shtetit”, është shprehur tutje Krasniqi.