Lajme

Krasniqi: Koronavirusit i ka ardhur fundi, kështu festojeni Bajramin

05/23/2020 23:17
nga:Gazeta Blic

Infektologu Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje kosovarëve që festën e Bajramit ta festojnë në shtëpi dhe të mos bëjnë vizita familjare.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi duke uruar festën, bën thirrje që të mos realizohen vizita familjare.

Sipas tij, Covid-19 është drejt fundit.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku

Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi.

Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku.

Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

LAJMI I FUNDIT: Shtatë raste të reja me koronavirus

05/12/2020 20:37

“Gabuan me rrëzimin e Albin Kurtit”