Lajme

Krasniqi komenton mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve

06/04/2018 08:16
nga:Gazeta Blic

​Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke komentuar vizitat që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë në disa komuna ku është duke mbajtur takime me të rinjtë, si pjesë e “Dekadës së re”, ka thënë se “era zgjedhjeve nuk ju vjen ndryshe”

Krasniqi në publikimin e shoqëruar me disa fotografi të Veselit dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ndoshta Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të mbetet i befasuar dhe painformuar si gjatë mandatit.

“Era zgjedhjeve nuk ju vjen ndryshe. Veseli dhe Limaj po dine diçka. Ndoshta s’po e nxojne Haradinajn ne befasi dhe te painformuar si gjate krejt mandatit”, ka shkruar Krasniqi, përcjell KosovaPress.

Veseli deri më tani ka zhvilluar takime, kryesisht me të rinj, në Suharekë, Shtime, Viti, Rahovec, Mitrovicë dhe Skenderaj..

03/19/2019 14:42

Anton Quni flet për zgjedhjet në LDK, thotë se e ka kandidatin potencial për kryetar