Lajme

Krasniqi flet për sondazhin që PDK ka realizuar, ai habit me rezultatin

11/19/2018 22:09
nga:A. R.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur rreth asaj se sa është e gatshme që PDK të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Krasniqi,  theksoi që secila parti që ka vendosur t’i hyjë politikës duhet të jetë e gatshme për zgjedhje.

“Koalicioni është i qëndrueshëm është stabil, kemi marrëveshje për qeverisje dhe nuk ka situatë të tillë që të ketë zgjedhje, ka 1 vit që i kemi përfunduar zgjedhjet, duhet të sillemi si shtet normal dhe t’i mbajmi mandatet politike deri në fund. Por, nëse ndodhë që të këtë zgjedhje PDK është e gatshme, dhe mendoj që secila parti që e konsideron vetën seriozes duhet të jetë e gatshme të hyjë në zgjedhje për 45 ditë ashtu siç e sheh Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur se a janë sondazhet njëra prej arsyeve pse kjo parti ngurron që vendi të shkon në zgjedhje, Krasniqi thotë se sondazhe kanë pasur gjithmonë dhe që edhe ata i kanë rezultatet e tyre.

“PDK ka pasur punë të zakonshme matjen e opinionit publik, më vjen mirë që këtë kanë filluar ta bëjnë këtë edhe partitë tjera. Ne e kuptojmë relevancën dhe rëndësinë e tyre, sondazhet nuk e përcaktojnë votën në fund”, shtoi Krasniqi.

Ndërkaq, Krasniqi refuzoi të përgjigjet se cila parti është e para në sondazhin që PDK ka realizuar, ai tha që është një diferencë shumë e vogël mes PDK-së dhe LDK-së, mirëpo nuk tregoi se cila është e para./Gazeta Blic./

06/16/2019 10:30

Haradinaj me fëmijët e tij bën homazhe te babai dhe dëshmorët