BLIC.TV

Krasniqi: Është për keqardhje sesi deri tani Kosova nuk e ka zgjidhur problemin e kriptovalutave

03/12/2021 21:37
nga:M K

Memli Krasniqi ishte pjesëmarrës i episodit të sotëm të dokumentarit “Expose” prodhim i GazetaBlic.

Në temën për kriptovalutat, Krasniqi, foli për përvojën e tij në këtë drejtim, ndërsa mes tjerash shprehu keqardhjen e tij se pse në vendin tonë nuk është rregulluar kjo çështje.

Tutje, investitori në valuta digjitale, tha se bankat duhet të kenë më tepër përgjegjësi ndaj konsumatorëve, rrjedhimisht t’ua mundësojnë operimin në këtë drejtim.

“Ky është një problem shumë i madh, është për keqardhje pse në Kosovë kjo punë nuk është rregullu, derisa në të gjitha vendet perendimore është e natyrshme me kry tërheqje nga llogaritë online, me i konvertu në valuta të rregullta euro/dollar dhe me i kthy në llogrinë tënde.

Ajo që e bënë absurd rastin e Kosovës është se nga llogaria bankare mund t’i transferosh online, dhe ne kthim ka refuzim nga bankat, me i marrë ato mjete. Kjo është e padrejtë ndaj konsumatorëve të bankës, sepse këto nuk janë mjete të bankës por të atij që bën bankimin. Unë mendoj se është një përgjegjësi që duhet ta kenë bankat ndaj konsumatorëve të tyre”, tha ndër të tjera Krasniqi.

/GazetaBlic/