Lajme

Krasniqi, Apostolovës: A është vlerë e BE-së që ju përfaqësoni në Kosovë kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës?

03/15/2020 16:25
nga:E Sh

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila sot gjatë ditës, nëpërmjet rrjetit social Twitter mbështeti miratimin e buxhetit të Kosovës i cili u bë mbrëmë pas mesnatës pa prezencën e opozitës.

Zyrtari i lartë i PDK-së i është përgjigjur Apostolovës po ashtu në Twitter duke e pyetur se a është vlerë e BE-së që ajo e përfaqëson në Kosovë kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës.

“Mirë për ju Zonja Apostolova, për mbështetjen publike të kalimit klandestin dhe të paligjshëm të buxhetit, mbrapa shpinës së opozitës. A janë këto vlera të BE-së që mendoni të përfaqësoni në Kosovë?”, ka shkruar Krasniqi.

03/31/2020 09:44

Kosova rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro