Dardan Krasniqi, kandidat i AAK-së për deputet, ka sulmuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për neglizhencë ndaj aktivistëve që kanë sakrifikuar shumë për partinë.
Ai në Blic Interview me Astrit Gashin tha se secili deputet dhe aktivist i VV-së e njeh dhe e di që ai nuk bën kompromise me sakrificën e dhënë nga mijëra aktivistë të devotshëm.
Krasniqi theksoi se VV-ja duhet të jetë krenare për ata që kanë humbur madje edhe datat e provimeve apo ditët e martesës për shkak të angazhimit politik, përfshirë zv.ministra të sotëm të qeverisë. Megjithatë, sipas tij, shumë prej këtyre aktivistëve janë lënë pas dore dhe në fund “i ka hedhur në kosh të berllogut”.
“Secili deputet e aktivist i VV-së më njeh dhe e dinë që unë nuk bëj kompromise me sakrificën që e kanë dhënë mijëra aktivistë të devotshëm, që në gjuhën popullore po them ‘Lum Kosova që i ka’. VV-ja duhet të jetë krenare për ata aktivistë që kanë humbur datën e provimit, ditën e martesës; ka aktivistë që kanë qenë dhe janë zv.ministra të kësaj qeverie, të cilët për VV-në kanë humbur edhe shansin e martesës. Ka aktivistë që VV-ja në fund i ka hedhur në kosh të berllogut”, tha ai.
Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka një “armatë të tërë aktivistësh” që kanë sakrifikuar jetën e tyre, ndërsa sot, sipas tij, Albin Kurti dhe VV-ja i kanë zëvendësuar ata me “minj”, duke e cilësuar këtë situatë si të trishtë dhe pa asnjë krenari.
“VV’ja ka një armatë të tërë aktivistësh që kanë sakrifikuar jetën e tyre, e sot Albin Kurti dhe VV-ja i ka zëvendësuar me minj. Kjo është e trishtë, nuk e them fare me krenari”, tha Krasniqi.
Emisioni i plotë:

