Lajme

Krahu i Molliqajt nuk konfirmon votat

02/27/2018 20:33
nga:A. R.

Ndonëse sa ishin të bashkuar, të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin gojën plotë në kundërshtim të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, zësh-mëria e tyre më nuk po dëgjohet.

Të ashtuquajturit “krahu i Molliqajt” , deputetët që kundërshtuan Albin Kurtin brenda partisë, nuk po flasin më në publik për votën e tyre rreth marrëveshjes për të cilën dikur protestuan bashkërisht.

Ani pse kanë mbetur vetëm edhe disa orë nga seanca e jashtëzakonshme e thirrur për demarkacionin.

Nga radhët e të pakënaqurave të Vetëvendosjes,  votën kundër deri më tani e ka konfirmuar vetëm deputeti Fisnik Ismaili, i cili shkurt i ka thënë Gazetës Blic se nuk do ta votojë asnjëherë këtë marrëveshje përderisa ajo i humb tok territorit të Kosovës.

Votën kundër e kishte deklaruar ditë më parë edhe deputeti Faton Topalli por që nuk ka dashur të flasë më shumë për këtë çështje.

Ndërsa deputetja Donika Kadaj Bujpi në përgjigjen dhënë Gazetës,  nuk kishte deklaruar votën, por kishte thënë se nuk dëshiron të flasë për këtë çështje.

E ish kryetari Visar Ymeri, i cili në mbledhjen e komisionit për punë të jashtme ka shprehur qëndrimin kundër marrëveshjes, duke propozuar madje që fare mos ta dërgojnë në kryesi, nuk ka folur më rreth votës së tij.

Gazeta Blic që nga dje ka provuar ti kontaktoj vazhdimisht të gjithë grupin e këtyre deputetëve,  mirëpo asnjëri prej tyre nuk i është përgjigjur interesimit të mediumit.

Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Faton Topalli, e Driton Çaushi, kanë qenë të pa qasshëm për dy ditë radhazi.

Gazeta Blic ka provuar të flasë edhe me deputetin Frashër Krasniqi i cili është liruar tashmë nga paraburgimi, por që as ky nuk është përgjigjur.

Votat kundër i kanë konfirmuar e gjithë pjesa tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje lideri i kësaj partie Albin Kurti ka qenë i ashpër sot me pushtetarët e madje edhe ndërkombëtarët të cilët i ka akuzuar për marrje të ryshfetit nga udhëheqësit vendor.

Ka thënë se tokën nuk ja japin askujt.

Dy ditë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kishte paralajmëruar disa vota individuale nga Lëvizja Vetëvendosje, por që nuk kishte dhënë emra.

Ndërsa është shprehur shumë i bindur në kalimin e demarkacionit ditën e nesërme, kur edhe është thirrur seanca e jashtëzakonshme./GazetaBlic/

 

 

12/15/2019 19:09

Molliqaj: Kosovën po e pret qeverisja populliste me mendësi totalitare